18 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

“E kishim parasysh nderin dhe besën e shqiptarëve”, dëshmia e britanikut për çarmatimin e UÇK-së

- Advertisement -

Pjesa tjetër e dëshmisë së ish-diplomatit britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon, ndërsa po merret në pyetje për strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rolin e Thaçit dhe marrëveshjen për çarmatim.

Duncan tha se nuk ishte problematike se kush do të ishte nënshkruesi i marrëveshjes, por në thelb procesi.

Sipas tij, UÇK-ja ishte në dijeni se pas nënshkrimit, ekzistonte “diçka” që mund t’i çonte drejt Pavarësisë.

Ish-diplomati britanik e përmendi edhe një fakt, mbi të cilin besonin për angazhimin dhe zbatimin e marrëveshjes – besën e shqiptarëve, transmeton Klankosova.tv

 “Ajo çfarë ishte e rëndësishme për mua, ishte që të siguronim përfshirjen e plotë të palës kosovare, në veçanti të krahut ushtarak. Nëse dokumenti do të shkruhej nga Thaçi, nuk ishte problem për ne. I kuptonim çfarë dëshironin në aspektin afatgjatë.

Duke marrë parasysh natyrën e tyre, nderin dhe besën e shqiptarëve, dhe fakti që do të angazhoheshin për ta zbatuar atë marrëveshje, do të përfshiheshin edhe komandantët e zonave nga fillimi, do të ndiheshin të detyruar ta respektonin formulimin e marrëveshjes – do të fitonin prej saj.

Ata e kuptonin që ata gradualisht do të njiheshin dhe do të përfshiheshin me organizata të fuqishme, si NATO, dhe ekzistonte mundësia e diçkaje që mund të çonte në pavarësinë e tyre. Për mua nuk ishte e rëndësishme kush e nënshkruante dokumentin, por procesi ishte i rëndësishëm.”, tha ai para trupit gjykues. /

Të ngjashme

Të fundit