5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

E kërkonte Interpoli/ 40 ditë paraburgim për Shefikjen e arrestuar në Pejë

- Advertisement -

Shefkije Blakaj, e njohur edhe me mbiemrin Tahirsylaj, e arrestuar të martën nga Policia e Pejës, i është caktuar sot masa e paraburgimit prej 40 ditësh.

Ajo ishte e dënuar me 12 vjet burg dhe 40 mijë krona nga Norvegjia për veprën penale trafikim me lëndë narkotike.

Dënimi për të ishte dhënë nga autoritetet norvegjeze në vitin 2003 dhe prej asaj kohe e njëjta ishte në arrati.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të propozimit të prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në pritje të ekstradimit ndaj të pandehurës SH.T, konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë njoftimet e Interpolit tregojnë se e pandehura në vitin 2003 është dënuar nga gjykata e shtetit të Norvegjisë me dymbëdhjetë (12) vjet burgim dhe dyzetmijë (40.000) NOK për veprën penale trafikim me lëndë narkotike nga neni 162 par.1 dhe 3 të Kodit Penal Norvegjez dhe e njëjta që nga ajo kohë është arratisur nga Norvegjia me qëllim që t’i shmanget ekzekutimit të dënimit, ashtu që gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e saj në liri, mundësia e arratisjes është më se evidente dhe e mundshme andaj, të njëjtës iu caktua masa e paraburgimit në pritje të realizimit të procedurave të mëtejme të ekstradimit të saj në Norvegji, për ekzekutim të dënimit me burgim”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Pejës./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit