Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se i njëjti kishte kërcënuar një femër përmes rrjeteve sociale.
Në raport thuhet se viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.
Ndërsa, rasti është cilësuar si ‘Dhunë në familje’.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale edhe pse viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së,