19.3 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

E kërcënoi Faton Pecin, mërgimtari dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv

- Advertisement -

Blerim Avdiu, është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv, pasi që kërcënoi ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.

Avdiu u akuzua se ka kanosur ministrin në detyrë, Faton Peci. Ai në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka pranuar fajësinë dhe i ka kërkuar falje ministrit në detyrë, Faton Peci.

Ndërsa i dëmtuari, Faton Peci, tha se pranimi i fajësisë nuk është alternativë dhe se deklarimin e të akuzuarit, se ka qenë i dehur, nuk e beson, shkruan Nacionale.

Të ngjashme

Të fundit