28.3 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

E keni parë këtë pajisje në Suharekë? Muharremaj tregon për funksionet e saj

- Advertisement -

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje interesante në zemër të qytetit.

Pajisja ofron internet, mundësi për të karikuar telefonin, tabletin apo biçikletën elektrike, ofron ndriçim, kamera sigurie dhe ekran me informata të rëndësishme.

Më e rëndësishmja e kësaj pajisjeje është se për vete karikohet duke përdorur energji diellore, 100% ekonomike.

“Qëndro i lidhur, qëndro i informuar, dhe mbi të gjitha, qëndro krenar që je pjesë e një qyteti që po ecën me hapin e kohës.

Teknologjia është mjeti, rinia është forca!” shkroi Muharremaj.

Të ngjashme

Të fundit