Që kur kemi qenë fëmijë, prindërit na kanë mësuar së çdo gjë duhet ta lajmë para se ta hamë. Ushqimet ne i lajmë për të larguar bakteret e pranishme në sipërfaqen e tyre. Megjithatë, ka disa ushqime që është mirë të mos i lani, para se t’i konsumoni, sepse ata mund të nxisin bakteret dhe dëmtojnë shëndetin.
Mishi i pulës
Pula që në momentin kur e blini në treg ka shumë baktere të pranishme. Kur ju e lani, këto baktere do të futen në të gjithë mishin e pulës nëpërmjet ujit, prandaj është më mirë të mos e lani. Kur pula të jetë duke u zier, do të shkatërrojë vetë bakteret e pranishme në të nga temperaturat e larta.
Vezët e përpunuara zakonisht mbështillen nga një shtresë e mineralit vajor. Në mënyrë që të krijojë një mburojë kundër baktereve. Nëse ju i lani vezët dhe nuk i gatuani direkt, atëherë ata do preken nga bakteret, prandaj s’duhen larë.
Mishin
Makaronat
Në botën e kuzhinës, është mëkat të lash makaronat para se t’i gatuash. Kur lahen ju largoni shtresën e niseshtesë, e cila është e domosdoshme për thithjen e salcës. Pas valimit, makaronat mund t’i lani.
Kërpudhat
Kërpudhat kanë aftësi të mëdha absorbuese. Ata humbin elasticitetin ku janë të zhytura në ujë. Mënyra ideale e pastrimit të tyre është t’i lani me pak ujë dhe t’i lini të thahen para gatimit.