Ai ka thënë se marrëveshjet e Brukselti të vitit 2013 nuk kanë asnjë lidhje me atë të Ohrit.
Kjo pasi sipsa tij , me marrëveshjen e Brukselit, Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovës.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Hasani ka thënë se me këto marrëveshja Kosova e ka braktisur njohjen de facto dhe de jure, raporton gazeta10.
“Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovës, këtë e keni në marrëveshjen e Brukselit. Me këtë e ke braktisur njohjen de fakto dhe de jure”, ka thënë Hasani.