20.2 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

“E katandisen Kosovën”, Tahiri: Gjuriqi e takoi Rubion, Osmani kishte takuar vetëm zëvendëssekretarin e shtetit

- Advertisement -

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual.

Ajo ka vlerësuar se ky pushtet e ka katandisur Kosovën në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe politiken e jashtme.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se ministri i jashtëm serb ka takuar dje sekretarin amerikan të shtetit, kurse presidentja Vjosa Osmani gjatë vitës së saj në ShBA ka takua vetëm zëvendëssekretarin e shtetit amerikan.

“Ministri i jashtem i Serbise takoi sekretarin e shtetit amerikan Rubio, presidentja jone takoi zevendessekretarin e shtetit amerikan para nje kohe kur ishte ne Amerike. E mos te flasim per ministren tone te jashtme – e strukur e zhdukur nga diplomacia. Duhet t`ja vejne gishtin kokes keta qe kane pergjegjesi per diplomacine e shtetit tone. E katandisen Kosoven!”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit