7.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

E kanë sulmuar fansat e Elvanës pas momentit viral? Përgjigjet Jonida Maliqi

- Advertisement -

E ftuar në Podfestë, Jonida Maliqi ka folur për momentin viral të tensionit mes saj dhe Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës vitin e shkuar. Nëse ju ka shpëtuar, vitin e kaluar Jonida Maliqi ishte pjesë e jurisë dhe Elvana Gjata konkurronte me këngën “Karnaval”. Në momentin e votimit, Jonida rendit të dytën këngën e Elvanës dhe bën një nënqeshje që nuk i shpëtoi njerëzve. Motivet e mundshme për këtë situatë, i gjeni këtu.

Një vit më pas, Jonida u gjend përballë pyetjes së Olti Currit: “Sa të kanë sulmuar fansat e Elvanës?” për atë që ndodhi. Dhe Jonida u përgigj:

“Më kanë sulmuar në fillim, para Shkodrës Elektronike, kur ka fituar Arilena Ara. Asokohe unë vija nga Festivali i 2018-ës dhe në 2019-ën duhet të jepja trofeun dhe m’u desh t’ia jepja Arilenës. Pastaj, më ftojnë në post festival, ku unë shprehem si artiste. Dhe njerëzit këtë ngatërrojnë, zakonisht krijohen skenare absurde, jo vetëm nga publiku, por edhe nga mediat, që kanë të bëjnë me anën personale. Ana personale nuk ka të bëjë fare. Dhe vetëm se thashë ‘kënga e Arilenës, sipas shijeve të mia muzikore, është kënga fituese’.”

Dhe me të drejtë, Olti i thotë “pra, paske dalë dy herë kundër Elvanës, artistikisht”.

“Artistikisht, ndoshta po, por personalisht, duhet ta sqarojmë një herë e mirë, Elvanën e njoh që në moshë fare të vogël. Nuk ka nevojë fare për elozhet e mia sepse në qoftë se është aty ku është, është falë atributeve të saj. Ajo është një artiste që unë e kam vlerësuar gjithmonë, por nëse mua nuk më pëlqen kënga, nuk ka të bëjë fare me çfarë është ky këngëtar, ka të bëjë vetëm me materialin muzikor.”

Në fund, Jonida i “uroi shumë suksese” dhe tha se mendonte që Elvana “do vazhdonte dhe ca dekada të tjera” në tregun muzikor. Dikush që do e shohë mbase do thotë që komentet e Jonidës sërish ishin pasive-agresive, po ju s’dëgjuat gjë nga ne.

Të ngjashme

Të fundit