-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

E kaluara e errët e familjes së Bianca Censorit! Babai gangster dhe xhaxhai vrasës, kush është partnerja e Kaney West?

- Advertisement -

Bianca Censori është komentuar shumë në rrjet për shkak të paraqitjes së saj të fundit në publik. Partnerja e reperit të famshëm, Kaney West, u shfaq nudo në tapetin e kuq të Grammy 2025.

Pas kësaj paraqitje kanë dalë në dritë mjaft informacione për të kaluarën e 30-vjeçares.

Sipas një raportimi të “Mirror”, babai i Censorit kishte qenë i burgosur në të kaluarën, për trafik heroine dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa xhaxhai i saj është një vrasës famëkeq i botës së krimit.

Arkitektja 30-vjeçare dhe modelja e “YEEZY” ditët e fundit është bërë kryefjalë, teksa këtë fundjavë pasi u shfaq në Grammy 20254 ajo kaloi në tapetin e kuq e veshur me një pallto të gjatë gëzofi, të cilën më pas e hoqi duke nxjerrë në pah një fustan transparent ku i dukej çdo pjesë e trupit.

Kujtojmë se që kur u martua me Kanye në vitin 2022, Bianca ka adoptuar zgjedhje gjithnjë e më të guximshme veshjesh, gjë që po shkakton shqetësim si tek fansat ashtu edhe tek familja e saj.

Prindërit e saj thuhet se janë të shqetësuar për të prej disa kohësh. Në fillim të vitit 2024, pati raportime se babai i saj, Leo Censori, donte të takohej me Kanye për të diskutuar.

Leo Censori, i cili është përshkruar në raportet e shtypit të huaj si një gangster për shkak të historisë së tij kriminale, i kërkoi West të udhëtonte në Australi për një takim privat.

Sipas raportit, në vitin 1982, ai u dënua për posedim heroine dhe u dënua me pesë vjet në burg, me një afat minimal prej tre vitesh. Përveç kësaj, ai raportohet se ka dënime për armëmbajtje dhe municione.

Megjithatë, ai nuk është i vetmi anëtar i familjes së tij me histori kriminale. Vëllai i tij, Eris Sensori , ishte një vrasës famëkeq i botës së krimit, i quajtur “Al Capone i Melburnit”, sipas “MailOnline”.

Fillimisht ai u dënua me vdekje për vrasje, por dënimi iu ndryshua me burgim të përjetshëm. Megjithatë, siç thuhet në raport, vëllai i madh i Leos, Edmondo , është dënuar gjithashtu në Victoria për sulm ndaj oficerëve të policisë, sulm, vjedhje dhe kërcënime.

“Mirror” ka kontaktuar me përfaqësuesit e 30-vjeçares për koment, por askush nuk është përgjigjur. Ndërkohë, familja e saj thuhet se është e mërzitur me zgjedhjet e saj të fundit të veshjeve, me babain e saj që më parë e kishte akuzuar Westin se e kishte kthyer atë në “një figurë të lirë dhe të tregtueshme”.

Në fund të vitit të kaluar u përfol se çifti ishte ndarë, por pak më pas thashethemet u mohuan duke u shfaqur së bashku në momente romantike në Tokio të Japonisë. Thashethemet qarkulluan vetëm një ditë para se çifti të fotografohej sërish në publik, por prindërit e Biankës u ndjenë të “mashtruar” nga zhvillimet, pasi besonin se ajo po përgatitej të divorcohej.

“Prindërit e saj janë të shokuar nga ajo që po shohin, ata ndjehen të mashtruar sepse Bianca u kishte thënë se po bëhej gati të largohej,” tha një burim për “MailOnline” në nëntor.

“Ata nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe mendojnë se ajo po kontrollohet,” ndërsa një burim tjetër tha se familja e saj po ndihet shumë konfuze për situatën, shkruajnë mediat e huaja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit