7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“E ka qitë krytë ky këlyshi i pushtetit” – Berisha akuzon prokurorin Rasim Maloku

- Advertisement -

Avokati Besnik Berisha e ka quajtur “këlysh të pushtetit” prokurorin Rasim Maloku.

Në një intervistë për Nacionale të hënën, Berisha ka thënë se prokurori Maloku e ka kryer arrestimin e tij të enjten e javës së kaluar, “me urdhër të ministres Albulena Haxhiu”.

Berisha ka thënë se gjatë seancës dëgjimore është përballur direkt me prokurorin Maloku, të cilin e ka quajtur “ahmak, idiot e të padijshëm”.

“Nëse një klysh i pushtetit i veshur me petkun e pushtetit, merr udhëzime nga një minister e padijshme, e pa edukuar e dështuar në profesionin e vet, patjeter se arrestohen edhe avokatët. Unë jam arrestu nga një klysh i pushtetit. Për ata që na dëgjojnë e mos me u çuditë ju tregoj kush është… ai është Rasim Maloku. Po ju tregoj se në një seancë e cila ka zgjatë nga ora 19:30 deri në orën 4 pas mesnate, Malokun e kam quajtur ahmak, e që je idiot e i padijshëm, e që ke marrë urdhëra prej pushtetit”, tha Berisha.

Berisha ka thënë se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Malokut.

Ai ka thënë se arrestimi i tij u bë në ora 6:10 minuta të mëngjesit, e se për të ishin angazhuar Njësia Speciale e Kosovës.

Edhe në seancën ku u kërkua paraburgosja e Berishës, e që u mbajt në Kardiologji, për shkak të shëndetit të këtij të fundit, avokati ka treguar se të pranishëm ishin shumë policë e se seanca zgjati deri në mëngjes.

“I ka thirrë 20 policë Prokurori Rasim Maloku. Frikësohej se po inçizohej, sepse unë dëshiroja që seanca të jetë publike. Mua më lidhën me Njësi Speciale, i tronditën fqinjtë e mi. Ajo çka ka ndodhë është se Policia e kanë rrethu lagjen, kanë trokitë në derë, e ka qitë krytë ky këlyshi i pushtetit. Më ka thënë se jam i dyshuar për ushtrim të ndikimit. Seanca ka zgjatë nga ora 19:30 deri në orën 4:45 të mëngjesit”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit