Trepça ka shënuar sonte fitoren e 15-të me radhë pas triumfit 73-69 ndaj Vëllaznimit në shtëpi në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kenny Hasbrouck ishte pikëshënuesi më i mirë për ta me 16 të shënuara.
Në anën tjetër, 20 pikët e Jericole Hellemsit nuk u ndihmuan gjakovarëve që t’ia prishin serinë kampionit në fuqi të Kosovës.
Tash Trepça ka 43 pikë në vendin e parë, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Bashkimi, që ka një lojë më shumë për ta luajtur.






