18 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

E heton VV-në, të pret hakmarrja’: Kica-Xhelili reagon pas degradimit të dy policëve hetues që po hetonin korrupsionin qeveritar

Degradimi i dy policëve hetues që po hetonin korrupsion qeveritar – Rezervat Shtetërore, Martin Berishan e Faruk Mujken – për çka raportoi ekskluzivisht Nacionale, ka shkaktuar një valë reagimesh. Doarsa Kica-Xhelili, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë veprim e sheh veçse ndëshkim të pushtetit ndaj kujtdo që i heton ato. E heton VV-në – të pret hakmarrja”, shkroi ajo.

“Sot degraduan dy hetues. Nesër mund të jetë një prokuror. Pasnesër – gjyqtari.Në fund, je ti në radhë nëse nuk je mjaftueshëm i dëgjueshëm”, tha mes tjerash ajo.

Postimi i plotë:

“NË EMËR TË POPULLIT”: FRIKË & HAKMARRJE

Dy hetues të Policisë që hetonin Rozeta Hajdarin e Nagip Krasniqin janë dënuar: janë larguar nga njësia kundër korrupsionit, janë degraduar, dhe njëri është transferuar fiks para se të intervistohej ish-ministrja Hajdari.

Kjo nuk është rastësi. Është mesazh:

E heton VV-në – të pret hakmarrja.

Kur policët ndëshkohen pse hetojnë qeverinë demokracia nuk është më funksionale. Është fasadë.

Në Hungari, hetuesit e papërshtatshëm zëvendësohen. Në Rusi, largohen. Në Venezuelë, shtypen. Kudo, mesazhi është një:

Preke pushtetin – dhe pushteti t’a “tregon vendin”.

Historia na ka bërë kristal të qartë: demokracitë bien kur shoqëria i normalizon këto sjellje. Kur thonë: “Hajt se ndodhin këto.” Jo. Nuk ndodhin këto. Kjo nuk është normale.

Sot degraduan dy hetues. Nesër mund të jetë një prokuror. Pasnesër – gjyqtari.Në fund, je ti në radhë nëse nuk je mjaftueshëm i dëgjueshëm.

Prandaj zgjedhja është e thjeshtë:

Ose je me ata që nënshtrohen.

Ose je me ata që rezistojnë.

MES NUK KA.

Të ngjashme

Të fundit