Harry Kane do të jetë lojtari më i ri i Bayern Munich pasi ditën e djeshme, palët kanë arritur akordin për transferimin e tij.
Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë sot, kur ishte planifikuar edhe fluturimi drejt Mynihut.
Kane ka mbërritur në aeroportin e Stansted aty ku me një avion privat do të nisej për në Mynih. Megjithatë klubi e ka ndalur Kejnin për disa orë. Mediat angleze raportojnë se presidenti Levi ka kërkuar edhe një herë të fundit që të rinovojë me Kejnin por ka qenë gjithçka e kotë ndërkohë që ka pasur edhe disa pika në marrëveshje që duheshin ndryshuar.
Duke qenë se presidenti ishte në Amerikë, ndryshimi i orarit ka bërë që Kejn të qëndrojë për disa orë në aeroport. Megjithatë gjithçka është qartësuar dhe më pas futbollisti ka marrë miratimin që të niset në drejtim të Mynihut.