12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

E gjeti kuletën me 530 euro, prizrenasi i dorëzon në polici të hollat e gjetura

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast frymëzues.

Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një portofolio me të holla të konsiderueshme.

Megjithatë, qytetari, siç ka kupohet nga njoftimi, i ka rikthyer 530 eurot e gjetura në polici.

“Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare Vermicë. Në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej pesëqind e tridhjetë (530) euro dhe një (1) dollar amerikan.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit