David Beckham është një nga njerëzit më të njohur dhe më ikonë në botë dhe si rezultat njeh shumë yje të globit.
Duke krijuar trashëgiminë e tij gjatë kohës në Manchester United, Real Madrid, LA Galaxy, Milan dhe Paris Saint-Germain, anglezi vazhdon të jetë njëri ndër emrat më të përfolur si brenda ashtu edhe jashtë futbollit.
Dhe me famën dhe profilin e tij, veçanërisht në SHBA, Beckham është takuar natyrisht me më të mirë atje, duke përfshirë një nga legjendat e basketbollit, Shaquille O’Neal.
Një histori qesharake u tregua një herë nga O’Neal për Beckham që humbi portofolin e tij në Beverly Hills.
Duke folur në Late Late Show me James Corden, O’Neal zbuloi se çfarë i tha Beckhamit kur i tregoi se e kishte gjet kuletën e tij.
O’Neal tha: “Unë isha duke ecur një ditë në Beverly Hills dhe gjeta një portofol. Zakonisht kur gjej kuletat i nxjerr të gjitha paratë dhe thjesht i hedh, por ky ishte një portofol i bukur”.
“Kështu që shikoj dhe shkruhej brenda saj, David Beckham. Unë isha sikur ‘nuk mund të jetë’, dhe pashë ID-në dhe ishte David Beckham”.
“Fillimisht bëra një shaka, thashë: ‘Kam portofolin tuaj, do t’ju kushtojë një milion dollarë për ta kthyer atë’, por ai e dinte që isha unë!
“‘Shaq, ndalo së talluri”, i kishte thënë Beckham. “Unë isha si: ‘Dave, gjeta portofolin tënd’”.
Ai më vonë shtoi, me një buzëqeshje të hidhur: “Gjëja qesharake është se ai tha ‘kishte ca para në këtë portofol, e dini se çfarë ndodhi’ dhe unë ia ktheva si ‘jo’”.
O’Neal vërtetë nuk ia ktheu paratë Beckhamit, por që portofoli i ishte kthyer këtij të fundit me dokumente.