2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

E FUNDIT/ Paralajmërohet përplasje Rusi-NATO

- Advertisement -

Rusia paralajmëron vendet e NATO-s që të mos dërgojnë misione paqeruajtëse në Ukrainë, pasi një veprim I tillë do të çonte në një përplasje direkte mes dy ushtrive. Deklarata erdhi nga ministri I jashtëm rus, Sergej Lavrov, në kundërpërgjigje ndaj Polonisë, që propozon dërgimin e paqeruajtësve për të mbrojtur civilët në Ukrainë.

“Kolegët tanë polakë kërkuan përpara samitit të NATO-s që të dërgohen paqeruajtës në Ukrainë. Shpresoj që ata të kuptojnë se për çfarë po flasin? Kjo do të çojë në përplasje direkte mes Rusisë dhe forcave të armatosura të NATO-s, që të gjithë jo vetëm janë përpjekur ta shmangin por dhe kanë thënë se nuk duhet të ndodhë në parim”, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus akuzoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara se po mbajnë peng negociatat e paqes mes Kievit dhe Moskës duke mos lejuar Ukrainën të pranojë kompromis. “Në ngadalësimin e procesit të bisedimeve, amerikanët po luajnë rolin e tyre kyç, me qëllim për të dramatizuar situatën, për të lejuar presidentin Zelensky të performojë në bluze ushtarake përpara parlamenteve ndërkombëtare dhe pas çdo performance kaq emocionale kërkohet ndërhyrja e NATO-s”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit