Është rritur në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal të ushqimit të shpejtë nê Malishevë.
Këtë për media e ka konfirmuar drejtori i QKMF’së në Malishevë, Afrim Krasniqi.
“Gjendja ka filluar të qetësohet. Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 205”, tha Krasniqi.
Ai bëri të ditur se shumica e të helmuarve janë trajtuar në QKMF’në e Malishevës derisa personat që kanë qenë në gjendje më të rënduar kanë marrë trajtim edhe në Prizren dhe Prishtinë.
Për këtë rast është arrestuar një person, për të cilin Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit./express