Mediat iraniane po raportojnë se Izraeli ka goditur përsëri objektin bërthamor të pasurimit të uraniumit në Natanz, një nga qendrat kryesore të programit bërthamor të Iranit.
Sipas Associated Press, sulmet janë njoftuar nga televizioni shtetëror iranian dhe agjencia Fars, duke konfirmuar se operacionet izraelite po vazhdojnë ende.
Sipas raportimeve, përveç Natanzit, sulme ajrore janë shënuar edhe në qytetet Shiraz dhe Tabriz. Ndërkohë, autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar për dëmet apo viktimat.