28.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez u pushua nga puna për shkak të yllit të Al Nassr

- Advertisement -

Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, është larguar nga puna e saj vetëm tetë muaj pasi ishte punësuar, dhe arsyeja lidhet drejtpërdrejt me sulmuesin portugez.

Ronaldo së fundmi i ka propozuar partneres së tij prej shumë vitesh, duke konfirmuar fejesën përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.

Georgina ndau një foto të një unaze madhështore me mbishkrimin: “Yes I do. In this and in all my lives”. Sipas Anna Whiting, drejtoreshë e përgjithshme e kompanisë së bizhuterive Cushla Whiting, unaza me prerje ovale mund të ketë mbi 25 karatë dhe vlerë të jashtëzakonshme.

Çifti është bashkë prej nëntë vitesh. Ata u takuan për herë të parë në një dyqan të Gucci-t në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh, në kohën kur Ronaldo luante për Real Madridin. Më pas, u ritakuan në një event të markës dhe, sipas Georginës, “Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”.

Megjithatë, në dhjetor të vitit 2016, vetëm tetë muaj pasi kishte filluar punën, ajo u shkarkua. Arsyeja? Tifozët e futbollit nisën të dyndeshin në dyqan për të bërë foto me të, gjë që, sipas drejtuesve, mund të largonte klientët e tyre luksozë.

Pas lidhjes me Ronaldon, Georgina u kthye shpejt në një influencuese të fuqishme në rrjetet sociale, duke mbledhur mbi 67 milionë ndjekës në Instagram. Ajo punon gjithashtu si modele për agjencinë madrilene Uno Model.

Kush është Georgina Rodriguez?

Georgina është nëna e fëmijës së katërt të Ronaldos dhe vajzës së tij më të vogël. Ajo ka lindur më 27 janar 1994 në Jaca të Spanjës, nga një nënë spanjolle dhe baba argjentinas.

Në moshën 17-vjeçare punoi si au pair për një familje në Bristol, ndërsa më vonë ndoqi mësime vallëzimi para se të futej në botën e modelingut, pasi studioi anglisht në Londër.

“Doja të punoja në luks dhe e kuptova që për këtë duhej të flisja anglisht,” ka thënë ajo për XLSemanal.

Të ngjashme

Të fundit