30.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

“Ë, ë, ë…”, Krenar Shala s’kuptohet çka po flet, moderatori i thotë se po e komplikon

- Advertisement -

Krenar Shala është analist i përhershëm në Kanal 10. Pothuajse çdo natë ai del në emisionin Politiko, që drejtohet nga gazetari e moderatori i moçëm, z. Kushtrim Sadiku.

Por kësaj radhe, z. Shala nuk ka arritur të artikulojë mendimin e tij. Madje, aq keq u artikulua kësaj radhe, sa ndërhyri edhe moderatori i emisionit.

“Duke e marrë parasysh që bashkësia ndërkombëtare nuk e ka levën kryesore që do të mundësonte kushtimisht “mposhtjen” e Serbisë, pra nënshtrimin e Serbisë për t’iu akomuduar rendit në të cilin është duke e imponuar bashkësia ndërkombëtare, që prej viteve 1945, atëherë gjasat janë shumë të vogla që Serbia do të mund t’i nënshtrohet këtyre…” – tha z. Shala, që nuk kuptohet mirëfilli se çfarë po dëshiron të thoshte.

E një gjë e tillë duket ta ketë bezdisur edhe moderatorin e emisionit, z. Kushtrim Sadiku.

“Je duke e komplikuar tani” – i tha z. Sadiku.

E pas kësaj, z. Shala tentoi të përfundonte mendimin e tij, të cilin mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.

Të ngjashme

Të fundit