16.1 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

E drejta e votimit të dhjetë kandidatëve, “thikë me dy teha”

- Advertisement -

Dyfishimi i numrit të kandidatëve që qytetarët mund të votojnë në zgjedhje, konsiderohet se mund të sjellë më shumë humbje votash për partitë politike, në rast të fletëvotimeve të pavlefshme. Por që, do të ndikojë në një garë më korrekte mes partisë, sa i përket renditjes së kandidatëve në listë zgjedhore.

Votën e tyre, do të mund t’ua japin dhjetë kandidatëve për deputetë.

Kjo do të jetë njëra nga risitë e Ligjit të ri për Zgjedhje, që do të aplikohet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Dyfishimi i numrit të kandidatëve që mund të votohen, nga pesë në dhjetë, llogaritet si e pa studiuar mirë.

“Meqë qytetari ka të drejtë më shumë se pesë kandidatë e deri në dhjetë kandidatë që t’i votojë, ai mund t’i mëshojë vijë fletëvotimit dhe faktikisht t’i humbë edhe këta pesë kandidatë, e kështu subjekti politik t’i humbë dhe të ketë më pak vota, më pak vende në parlament, deputetë. Pra, aq sa mundet dikush që të shkojë me dhjetë e të ketë më shumë vota, siç e kanë menduar, mund t’iu dalë edhe e kundërta”, thotë profesori universitar Mazllum Baraliu.

Megjithatë, rritja e numrit të kandidatëve që qytetarët mund t’i votojnë, vlerësohet se do ta rrisë edhe garën mes partisë në renditjen në listë zgjedhore.

“Mund të sjellë një garë më korrekte brenda partisë, ngaqë përpara ka qenë e izoluar vota, shpeshherë është votuar vetëm pesëshja e parë. Kjo nuk e përjashton mundësinë që prapë të votohet dhjetëshja e parë, por megjithatë kjo imponon një cilësi më të madhe tek partitë, të cilat konsiderojnë se kë do ta fusin në listë dhe kujt do t’ia japin pozicionet e para që kanë parakusht dhe predispozita më shumë për të qenë pjesë e parlamentit”, thotë analisti Xhevdet Pozhari.

Deri më tani, nuk është bërë publike ende asnjë listë zgjedhore nga partitë politike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit