9.9 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

E dorëzoi më 3 janar, a është kjo padi e re e Martin Berishajt ndaj gazetarit slloven?

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës Martin Berishaj ka reaguar në mbrëmje për të demantuar njoftimet se padia e tij ndaj gazetarit slloven ka përfunduar pa efekt juridik.

Por në një shkresë të cilën e ka publikuar sonte në facebook shihet që padia në Gjykatën e Qarkut në Slloveni është dorëzuar më 3 janar 2023 nga Avokati i tij Ziga Klun.

Pastaj Berisha shkruan se Gjykata Sllovene nuk e ka pranuar ende padinë për shqyrtim pasi periudha e ankimimit nuk ka kaluar ende. Berisha nuk e ka sqaruar se për cfarë periudhe ankimimi bëhet fjalë.

Por, mediat sot kanë raportuar se Gjykata në Slloveni ka thënë se rasti i tij ndaj gazetarit slloven ka përfunduar pa efekt juridik.

Berishaj që tash e sa muaj gjendet në qendër të një skandali financiar nuk ka sqaruar nëse bëhet fjalë për padi të re.

Në vend të kësaj ai ka shkruar shpifja nuk kalon.

Padia e parë nga Berishaj ndaj medias sllovene ishte paralajmëruar më 22 prill të vitit të kaluar për cka sot u raportua se ka rezultuar pa efekt juridik ndaj gazetarit.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit