-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

“E dinte se do të vritej”: Djali i ish-deputetit të LDK-së publikon letrën që babai i tij e shkroi para se ta vrasin

- Advertisement -

Shpëtim Hajdaraj, djali i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj e ka publikuar letrën që i ndjeri e kishte shkruar rreth një muaj para vrasjes.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Hajdaraj ka thënë se babai i tij e dinte se do të vritej, dhe prandaj e ka shkruar këtë letër, ose testament, siç e ka quajtur ai.

“Këtë letër (dorëshkrim) e ka shkruar Smajl Hajdaraj (babai im). Para më shumë se 21 viteve. Rreth 1 muaj (dhjetor 2001) para vrasjes së tij.E kam parë me sytë e mi duke e shkruar. Ma vonë e kam kuptuar se ai e dinte se do të vritej , prandaj e ka shkruar këtë letër – testament. Nuk u dorëzua.” – ka thënë ai.

Tutje, Shpëtim Hajdaraj ka shkruar: “E vranë , por s’mujten as me e frikësu e as me e shantazhu. As me i dalë përballë , e as me e mundë me argumente”, ka vazhduar ai sipër letrës së publikuar”.

Në fund, ai ka thënë se është tentuar të njolloset e kaluara e tij, e e paraardhësve, derisa ka cituar edhe një fjalë të Fan Nolit.

“As me të kaluarën e paraardhësve , e as të tij. Keni tentu me njollosë , propagandu e shpifë kundër tij , por kur të doni mblidhuni të gjithë ju vrasës e po i peshojmë kontributet-me argumente. Në këtë vend ka ndodhë saktë ashtu siç ka shkruar F.S.Noli para 100 viteve : “Këtu , si me magji , brenda natës tradhëtari bëhet patriot , e patrioti tradhëtar”. Sa herë vritej dikush nga kolegët e tij paraprakisht , thonte-citoj “a thu cili e kemi radhën tani”. Analizojeni se çka ka thënë para 21 viteve, dhe kuptojeni kontekstin e sotëm.” – ka shkruar Hajdaraj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit