18 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

“E dimë si të luajmë ndaj tyre”, Veldin Hoxha shpreson në rezultat pozitiv ndaj Suedisë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, që do ta zhvillojë të hënën kundër Suedisë në Gotenborg.

Mesfushori Veldin Hoxha vlerësoi paraqitjen e skuadrës në barazimin me Slloveninë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve “Dardanët”.

Ai u shpreh se ekipi është plot besim para udhëtimit në Suedi dhe do të japë gjithçka për ta arritur një tjetër rezultat pozitiv.

“Barazimi me Slloveninë ishte rezultat i drejtë, pasi të dyja skuadrat patën raste për të shënuar. Atmosfera në ‘Fadil Vokrri’ ishte e jashtëzakonshme dhe jemi shumë mirënjohës për tifozët tanë që na mbështetën në numër kaq të madh.

Tani na pret një tjetër ndeshje e vështirë ndaj Suedisë, por e kemi mposhtur më parë dhe e dimë si të luajmë ndaj tyre. Do të përgatitemi maksimalisht për ta dhënë më të mirën dhe për ta arritur një rezultat pozitiv”, deklaroi Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit