Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka bërë me dije se ka marrë pjesë në turnirit tradicional të futbollit në vendlindjen e tij, në Runik të Skenderajt.
Ai ka thënë se për të kjo “ngjarje sportive e ka një rëndësi shumë të veçantë, sepse pavarësisht që me vite tana kam qenë jashtë vendit, asnjëherë nuk e kemi zbehur lidhjen mes nesh”.
“Si çdo herë kënaqësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e turnirit tradicional të futbollit në vendlindjen time, në Runik. Për mua kjo ngjarje sportive e ka një rëndësi shumë të veçantë, sepse pavarësisht që me vite tana kam qenë jashtë vendit, asnjëherë nuk e kemi zbehur lidhjen mes nesh. Andaj një respekt i veçantë për mërgimtarët që kthehen gjithmonë për të mbështetur këtë ngjarje dhe për të kontribuar në zhvillimin e aktiviteteve sportive të fshatit tonë. Gjithashtu, duhet duartrokitur Palestrën ‘Arena Sportive’, që ndodhet në pronësi të familjes së respektuar Kajtazi, e cila çdo herë ka kontribuar në zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe ngritjen e nivelit të infrastrukturës në Runik”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.
Po ashtu, Dervishaj ka zhvilluar një tjetër takim spontan me një nga emrat më të njohur në botën e sportit, Granit Kuleta, një kampion botëror dhe sportisti i vitit 2024 në bodybuilding!
“Graniti është një person i jashtëzakonshëm, i përkushtuar dhe i motivuar për të arritur kulme të reja në çdo sfidë që e merr përsipër. Faleminderit Granit për këtë mundësi dhe uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin tënd të jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.