Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuara se dita e sotme do të karakterizohet nga mot i ftohtë dhe temperatura që do të mbeten në vlera negative gjatë gjithë ditës.
Sipas parashikimit, të dy vlerat ekstreme të temperaturave sot pritet të jenë nën zero, duke krijuar kushte për ngrica të vazhdueshme.
IHMK u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht ngasësve të mjeteve motorike, që të bëjnë kujdes.
Njoftimi:
🌧️❄️ Parashikimi i Motit për Vikend (10–11 Janar 2026)
Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore.
➡️ E shtunë: Fillimisht riga shiu, të cilat gradualisht, me rënien e temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.
➡️ E diel: Të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative.
⚠️ Kujdes ngasësit e mjeteve motorike gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës.
🌡️ Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1°C ndërsa
🌡️ Temperaturat maksimale të ditës ndërmjet: 0 deri 5°C
💨 Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 m/s.
Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion
❄️ Java e ardhshme pritet të jetë më e ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit.






