Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar në Facebook për takimin që ka zhvilluar me nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Ai ka thënë se takimi ka qenë për një temë personale.
Lladorvci ka thënë se nuk ka harruar “kush i ka thënë kujt kriminel” duke kujtuar se fitoren në Drenas ua dedikoj ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë, por siç ka thënë ai “jetën normale nuk guxojmë ta bëjmë të padurueshme”
“Mbaj mend gjatë dhe e di kush i ka thënë kujt kriminel, e di kujt ia dedikova fitoret, e di çfarë nuk dua, por, jetën normale nuk guxojmë ta bëjmë të padurueshme. Po kalojnë vite dhe politika jonë po kërkon vetëm viktima, politikë të cilës nuk i intereson se ku është Kosova dhe e ardhmja e saj. Kur një drekë e lidhur me temë personale nxit kaq reagime, merrni me mend sa do të nxiste reagim dreka e përbashkët e krerëve politik të Kosovës që do të donin të dilnin nga gjendja ku gjendemi. Deficitet nuk shërohen me denoncime, do të vazhdoj të kem dreka, si çdo qytetar i lirë, në Kosovën e lirë”, ka shkruar Lladrovci.






