29.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

E dhimbshme: Ushtria serbe e thellon bashkëpunimin me ShBA-në, ndërsa FSK ishte përjashtuar nga “Defender 23”

- Advertisement -

Raportet e Kosovës më ShBA nuk kanë qenë kurrë më të tensionuara. Aleati kryesor i vendit tonë ka përjashtuar FSK-në nga ushtrimet e përbashkëta ushtarake “Europe Defender 2023, teksa ushtria serbe dhe amerikane kanë thelluar bashkëpunimin dhe po kryejnë si rrallëherë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Por, kriza mes dy vendeve mike duket se po përshkallzohet.

Në lidhje me këtë, ka folur ambasadori Jeff Hovenier, në Rubikon të Klan Kosovës.

Hovenier tha ushtria amerikane ka vlerësuar se Kryeministri Kurti ka rrezikuar sigurinë e ushtrisë amerikane dhe të NATO-s.

Siç e patë në letrën nga senatorët, “Nëse themelet e marrëdhënies nuk janë të ndërsjella, ne ju kërkojmë – dhe kjo është në letrën drejtuar presidentit – të merrni parasysh hapa të mëtejshëm për të kufizuar ato marrëdhënie siç i kemi përshkruar më sipër”. Pra, nuk dëshiroj të hyj në specifika se çka do të bëhet më tej dhe nuk dëshiroj të mendoj për ato gjëra, por isha aq i zhgënjyer kur erdhëm në situatë që komandanti amerikan i forcave ushtarake amerikane për Evropë, gjenerali me katër yje, gjenerali Cavoli, mori vendimin për pezullimin e pjesëmarrjes së Kosovës në ushtrimin “Mbrojtja e Evropës 2023”. Askush nuk e dëshiron një gjë të tillë, por ai e mori atë vendim sepse kishte vlerësuar se një zgjedhje e bërë nga Kryeministri Kurti kishte shtuar nivelin e rrezikut për ushtarët e NATO-s dhe amerikanë në Kosovë”, tha Hovenier.

Ndërsa, dje amabsadori i Serbisë në Washtingon, Marko Gjuriq, njoftoi për vendosjen e kontigjentit të parë të ushtrisë serbe në Forcën Shumëkombëshe të Vëzhguesve (MFO) në Sinai. Ky është një mision trepalësh që përfshin SHBA-në, Izraelin, Egjiptin dhe shumë partnerë ndërkombëtarë.

Krenar të shoh kontigjentin e parë të ushtrisë serbe në Misionit Paqeruajtës të Forcave Ndërkombëtare në Sinai, ku do t’i bashkohen Forcave Ushtarake të ShBA-së në misionin e parë angazhues në paqeruajtje dhe të paqendërtimit. Është gjithmonë mirë të shoh ushtarët serbë dhe amerikanë duke kontribuar krah më krah për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global”, ka shkruar Gjuriq në Twitter.

Në kohën kur ushtria e Kosovës u përjashtua nga stërvitjet e “Europe Defender 2023”, dy javë me parë, në jug të Serbisë ka filluar stërvitja ushtarake “Platinum Wolf 23”, në të cilën kanë marrë pjesë anëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Forca të Armatosura nga nëntë shtete të tjera të Aleancës Veri-Atlantike, NATO-s.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, u pat shpreh i gëzuar në lidhje me stërvitjet e përbashkëta mes ushtrisë serbe dhe amerikane të quajtura “Platinium Wolf”, duke thënë ‘se është e mrekullueshme të shohësh një gjë të tillë”.

Hill kishte thënë se këto stërvitje shërbejnë për të forcuar partneritetet dhe për të ndihmuar ushtritë të sigurojnë paqen dhe sigurinë në botë.

Është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra. Ftoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Serbisë të bëjnë më shumë”, ka shkruar Hill në llogarinë e tij në Twitter.

Por, bashkëpunimi i shtetit serb me atë amerikan ka nis edhe më heret.

Disa muaj më parë, një takim i befasishëm ka ngjarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, ky takim dukej krejtësisht surreal e vështirë i besueshëm në ato ditë.

Gjenerali më i lartë i ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq ka takuar shefin e Shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralin Mark A. Milley.

Për takimin e ushtarakëve më të lartë të Serbisë dhe Amerikës, ka njoftuar Marko Gjuriq, ambasadori i Serbisë në Uashington, i cili e quajti këtë takim si veçanërisht i rëndësishëm.

“Dje në Pentagon është mbajtur një takim veçanërisht i rëndësishëm për Serbinë mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralit Milan Mojsiloviq dhe shefit të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneral Mark A. Milley. Çështje me interes të ndërsjellë…” – shkroi ambasadori serb Gjuriq, duke shpërndarë edhe një fotografi të përbashkët me dy gjeneralët.

Stërvitjet dhe bashkëpunimi i qeverisë serbe me ato amerikane vjen në një kohë delikate për Kosovën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të habitura dhe të shqetësuara me veprimet e Qeverisë së Kosovës. Madje kanë nisur edhe me masat e para ndëshkuese.

Të ngjashme

Të fundit