E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën pas vetaksidentit në Istog

- Advertisement -

Enis Osmanaj është 32-vjeçari nga fshati Trubuhoc i cili humbi jetën tragjikisht pas vetaksidentit në Dobrushë të Istogut.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa automjeti ishte duke qarkulluar në magjistralen Pejë-Mitrovicë, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, i njëjti ka humbur kontrollin dhe më pas ka devijuar djathtas, me ç’rast ka goditur shtyllën e betonit, transmeton Klankosova.tv.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR- DRP-Pejë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 05:54.

 

Të ngjashme

Të fundit