6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

E dërgoi në vend amanetin e babait, djali i dëshmorit tani është ushtar i Kosovës

- Advertisement -

Oficeri i FSK-së, Leotrim Mëziu, ka treguar në emisionin DPT te Fidani në T7 historinë e babait të tij, Rifat Mëziu, që kishte rënë dëshmor në pritën e Pashtrikut.

Leotrimi tregoi edhe se si ai ka dërguar në vend amanetin e babait të tij.

“Kur linda unë, ai ishte plagosur në një betejë. Ishte në shërim dhe kishte shpëtuar. Kur e mori vesh, nga gëzimi kishte shtënë me armë. Ishte kohë tjetër. Ishte gëzuar shumë dhe kur më kishte parë për herë të parë, kishte thënë se ky djalë do të jetë ushtar i Kosovës”, thotë Leotrimi i cili tani është nëntoger në FSK.

Mëziu thotë se nuk do të ishte problem për të po të jepte jetën për Kosovës. Madje ai thotë se do të ishte nder.

“Do të ishte nder. E them shpesh. Ata që kanë rënë dëshmorë ishin njerëz të zgjedhur. Atdheu është mbi të gjitha. Nëse të jepet mundësia për të dhënë jetën për Kosovën dhe Shqipërinë është nder”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit