Prezantuesja joshëse e DAZN, Eleonora Incardona, është sërish në qendër të medias, pas transferimit të të dashurit të saj, Samuele Ricci, te gjigantët e AC Milan.
Mesfushori 23-vjeçar i Italisë iu bashkua klubit kuqezi nga Torino për 20 milionë funte, duke u bërë pjesë e një prej skuadrave më të suksesshme në histori të Ligës së Kampionëve.
Incardona, 34 vjeç, është një nga figurat më të njohura televizive sportive në Itali. Ish-modele dhe juriste me profesion, ajo nisi karrierën në Sportitalia dhe vitin e kaluar iu bashkua DAZN.
Ajo dhe Ricci janë në një lidhje që nga viti i kaluar, pasi Incardona u nda nga i fejuari i mëparshëm, Mirko Manola, vëllai i njerkut të Diletta Leottas.
Në një intervistë për Tuttosport, Incardona tha: “Unë dhe Samuele ndajmë gjithçka, por mbajmë të ndara jetën profesionale nga ajo private. E admiroj përkushtimin e tij, por karriera ime ecën e pavarur”.
Ajo shtoi se ëndërron të ndërtojë një familje të madhe në të ardhmen, pa lënë pas karrierën si prezantuese.