-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

E dashura e re e Kanye West flet për lidhjen me të

- Advertisement -

Aktorja Julia Fox ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin Kanye West. Në një intervistë për revistën “Intervieë” ajo ka folur hapur për marrëdhënien, duke treguar se si nisi gjithçka.

Ajo u takua me Kanye-n në Majami në natën e Vitit të Ri dhe pati një “lidhje të menjëhershme” me të.

Është shumë argëtuese ta kesh afër. Ai më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshim, të kërcejmë dhe argëtohemi gjatë gjithë natës. Ne vendosëm të vazhdojmë energjinë dhe të fluturojmë përsëri në Nju Jork për të parë Slave Play”, tha ajo për West.

Sakaq, përtej takimeve dhe zërave të ndryshme që kanë qarkulluar këto kohë Ye i ka bërë lutje publike Kim për t’u pajtuar, por nuk ka marrë dritën jeshile nga ajo.

Që nga ndarja e tyre, themeluesja e SKIMS së fundmi ka nisur një lidhje me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Thuhet se ata kanë ndjenja të vërteta për njëri-tjetrin dhe se lidhja është serioze.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit