“Ajo bëri atë që duhej në atë moment,” tha miku i Cassidy-t. “Nuk kishte asnjë ide për atë që do të ndodhte. Mund t’ju them se ky vendim do ta ndjekë për gjithë jetën.”
“Ajo ndihet keq. Të gjithë njerëzit përreth saj i thonë se nuk është faji i saj,” shtoi miku. “Nuk mund të kesh kujdes për një burrë 30-vjeçar çdo minutë të vitit. Por ajo ende nuk është gati ta pranojë këtë.”
Dy ditë para se Payne të humbiste jetën duke rënë nga ballkoni i katit të tretë të hotelit, Cassidy postoi një vlog udhëtimi në TikTok, ku ajo shpjegonte se fillimisht kishin planifikuar të qëndronin vetëm pesë ditë, por udhëtimi ishte zgjatur në një aventurë dyjavore.
Miku i Cassidy-t tha për “The Post” se pasi u largua nga Argjentina, ajo përpiqej ta bindte Payne që të kthehej në shtëpi në Miami, pasi dyshonte se ai ishte duke kaluar një periudhë të keqe. “Ajo u përpoq me të vërtetë, por ai nuk ishte i gatshëm ta dëgjonte,” tha miku. “Ajo do të konsiderohet gjithmonë si ‘fajtore’ për largimin e tij, por nuk është ajo që ndodhi.”
Miku sqaroi se Cassidy kishte planifikuar një kohë të caktuar larg shtëpisë, por Payne dëshironte ta zgjaste pafundësisht qëndrimin. Megjithëse kishin kaluar një kohë të mirë në pushime, e dokumentuar edhe në Snapchat. “Ajo nuk ishte gati për këtë.”
Influencuesja – e cila u lidh për herë të parë me këngëtarin në tetor 2022 – thjesht kishte dëshirë të kthehej në shtëpinë e saj. “Ajo donte të kthehej në shtrat dhe të qëndronte me qenin e saj,” shpjegoi miku i saj. Madje, ai tregoi se Cassidy ishte ndjerë sikur ishte në një situatë të ngjashme me “pengmarrje” para largimit të saj nga Argjentina.
“Kështu që ajo i tha se dëshironte të largohej, pas një jave. Ai i lutej që të qëndronte. Ajo vazhdonte të shtonte ditët e qëndrimit, një ditë, dy ditë… Dhe ai vetëm dëshironte që ajo të qëndronte”, u shpreh burimi.
Këngëtari i “Teardrops” humbi jetën më 16 tetor, pasi ra nga ballkoni i hotelit. Ai ishte 31 vjeç. Payne pësoi trauma të shumta, përfshirë një frakturë, që shkaktuan gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Një pjesë e autopsisë tregoi se kishte kokainë, benzodiazepinë dhe “kokainë rozë” në sistemin e tij në momentin e vdekjes, sipas burimeve të ABC News.