Po bëhet afërsisht një vit nga ndarjes së bujshme të çiftit të njohur të showbizit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Të dy kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe shumë aludime ka pasur për ta në lidhje me ndonjë bashkim të mundshëm.
Ama duket se gjërat nuk janë ashtu siç kujtonim ne e në momentin që menduam se Ledri dhe Sara ishin bashkuar përsëri, zbulohet e dashura e re e Ledrit. Duket se reperi ka hequr dorë nga historia me Sarën dhe ka nisur një lidhje të re me Rina Zaitin.
Rina nuk është një vajzë edhe aq e panjohur për publikun, pasi jo vetëm që ka në pronësi disa qendra estetike, ku kurojnë imazhin shumë personazhe VIP, por është parë edhe në disa postime e disa prej tyre. Rina ka pasur miqësi edhe me këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila disa vite më parë ka pasur një lidhje me Ledri Vulën. E miqësia e tyre duket se u ndërpre për shkak të mosmarrëveshjeve të vëllait të Rinës, reperit Ron Zaitit me këngëtaren. Ron Zaiti ka pasur disa bashkëpunime me Dafinën, u bë edhe pjesë e labelit të saj, por më pas bashkëpunimet dhe miqësia e tyre u ndërpre.