27.6 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

E çuditshme: Ramabaja thotë se Peja dhe Drenica po e shkatërrojnë parlamentarizmin në Kosovë

- Advertisement -

Përkrahësi i VV-së, Sadri Ramabaj, ka dhënë mbrëmë edhe një konstatim të çuditshëm.

Në emisionin “Debat Plus”, ku diskutohej për konstituimin e Kuvendit, ai ka thënë se dija rajone në Kosovë po e pengojnë formimin e institucioneve të reja.

Duke mos ofruar asnjë argument, Ramabaja ka vlerësuar se Peja dhe Drenica po japin urdhra për shkatërrimin e parlamentarizmit në Kosovë.

Derisa analisti Yll Hoxha thoshte se Kuvendit duhet të përjetohet më seriozisht nga deputetët, Ramabaja bëri një ndërhyrje duke thënë se një gjë e tillë nuk ndodh derisa “jepen urdhra” nga Drenica dhe Peja për deputetë e Kuvendit të Kosovës.

Nuk përjetohet për aq kohë sa t`i bën urdhrat prej Pejës e prej Drenicës nuk përjetohet(seriozisht)”, ka thënë Ramabaaj.

Kur autori i emisioni, Ermala Panduri e pyeti se prej cilës Pejë, Ramabaj u përgjigj: “Prej tanës, për fat të keq”.

Sipas Ramabjes, në Kosovë po vendosin disa oligarkë, duke mos përmendur emra.

Për fat të keq oligarkët po vendin në Kosovë”, është shprehur Ramabaja.

Kur analisti tjetër, Belgzim Kamberi, e pyeti nëse parlamentarizmin në Kosovë po e shkatërron Peja, ai u përgjigj pozitivisht.

Sipas Ramabajës, disa oligarkë kanë vendosur edhe për takimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Janë disa që po vendosin a duhet më shku në takim Lumiri në takim a jo”, ka thënë ai.

Në këtë debat, njeriu që e futin në diskursin kosovar termin “luftë hibride” nuk ka treguar se pse Drenica po e shkatërron parlamentarizmin në vend.

Nuk dihet nëse Ramabaja e kishte me numrin e madh të deputetëve të PDK-së që vijnë nga rajoni i Drenicës, apo me kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, i cili në mënyrë kategorike e ka refuzuar koalicionin me VV-në

Të ngjashme

Të fundit