Në komunën e Deçanit ka ngjarë një ndodhi e çuditshme.
Dhjetëra burrat (dhe një grua, aq sa shihet në fotografitë e publikuara) janë mbledhur dhe kanë formuar një këshill inicues, i cili do të formojë një lëvizje për braktisjen vullnetare të fesë islame.
Zeqir Mehmetaj ka publikuar fotografitë, ku shihet edhe ish-këshilltari i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Sali Cacaj. Nga Mehmetaj, që duket se është udhëheqës i një televizioni lokal me emrin “Fontana”, ka paralajmëruar edhe një kronikë të kësaj ngjarje.
“Mbrëmë në Deçan, në orët e vona të pasditës, u formua Këshilli inicues për formimin e Lëvizjës Braktisja vullnetare e Fesë Islame ( Me Moton: Të jemi vetëm Shqiptar).
Prezent kishte personalitete të fushave të ndryshme nga pothuajse e gjithë kosova. Së shpejti do ta keni kronikën e plotë, kurse në programin e sotshëm të mëngjesit, do ti kemi disa prononcime të shkurtëra të disa pjesëmarrësve.” – shkroi ai.