E çuditshme: Deputetët e ministrat me aktakuzë marrin pagën e 13-të, nëpunësit civilë nën procedura disiplinore jo

Në fillim të këtij muaj punonjësit e sektorin publik e kanë marrë pagën e 13-të. Me këtë pagë janë shpërblyer të gjithë të punësuarit me pagë primare, sipas listës së pagave të muajit mars 2026, të cilët janë të punësuar me orar të plotë dhe që kanë qenë të punësuar gjatë 12 muajve të fundit.

Megjithatë, vendimi i Qeverisë për këtë pagë tregohet diskriminues për një pjesë të shërbyesve civilë.

Kjo pasi vendimi i qeverisë tregon se përfitues të kësaj page do të jenë deputetë e zyrtarë të lartë publikë që janë të akuzuar për korrupsion dhe jo shërbyesit civilë që janë në proces të masave disiplinore.

Derisa pika 3 e vendimit tregon se kush mund të jetë përfitues i kësaj page, në piken 6 tregohen se kush përjashtohet nga kjo pagë.

Sipas pikës 3 të vendimit, të punësuarit e suspenduar sipas legjislacionit në fuqi nuk kualifikohen për përfitim nga paga e 13-të.

Përjashtimisht nga pika 3, dhe 4, të punësuarit e suspenduar sipas legjislacionit në fuqi, nuk kualifikohen për përfitim nga paga e trembëdhjetë(13) të sipas këtij vendimi”, është thënë në pikën gjatë të vendimit.

Ky nën nuk i përjashton nga kjo pagë zyrtarët e lartë publikë që janë të akuzuar nga prokuroria për korrupsion.

Në këtë mënyrë përfitues të pagës së 13-të kanë qenë disa deputetë, ministra dhe zyrtarë të lartë që kamë aktakuzë.

Këtë pagë e ka marrë edhe deputetja e VV-së, Rozeta Hajdari, e cila është akuzuar për korrupsion nga Prokuroria Speciale për shkak të vjedhjes se rezervave shtetërore gjatë kohës sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

Hajdari nuk është zyrtarja e vetme e VV-së që është akuzuar për korrupsion dhe ka qenë përfituese e pagës së 13-të.

Derisa shërbyesit civilë të suspenduar nuk kanë mundur të gëzojnë pagën e 13-të, atë e ka marrë edhe drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Kosovës për Administrata Publike, Hysen Muzliukaj. Ky i fundit se bashku me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, është akuzuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).

Përfitues i kësaj page do të jetë edhe zëvendëskryeministri i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka, i cili në mars të vitit të kaluar Prokuroria e Prizrenit i ka ngritur aktakuzë për “Sulm” dhe “Kanosje”.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës nga kjo pagë nuk i përjashton as ministrat dhe zyrtarët tjerë të larë në administratë ndaj të cilëve prokuroria ka nisur hetime.

Pika 3 e vendimit qeveritar i 30 marsit përcakton se për të marrë pagën e 13-të, një punonjës duhet të jetë në listën e pagave të marsit të viti 2026.

Paga e trembëdhjetë (13) e plotë u takon të gjithë të punësuarve me pagë primare, sipas listës së pagave të muajit mars 2026, të cilët janë të punësuar me orar të plotë dhe që kanë qenë të punësuar gjatë tërë dymbëdhjetë (12) muajve të fundit në një organizatë buxhetore”, thuhet në pikën 3 të vendimit të Qeverisë për këtë çështje.

Ky vendim me pagë të 13-të i ka shpërblyer edhe deputetët e legjislaturës së 9-të, të cilët u paguan për gati një vit pa kryer asnjë punë.

Të ngjashme

Të fundit