7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

E çuditshme çka tha Specialja: UÇK-ja sulmoi policinë serbe, Serbia sulmoi civilët shqiptarë

- Advertisement -

Disa deklarata të çuditshme i pati në seancën e sotme Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Prokurori Hawling duke komentuar për strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmendi sulmin ndaj 12 stacioneve policore serbe.

Madje, këtu e ndërlidhi edhe masakrën që më pas Serbia e kreu në Likoshan e Qirez.

“Në vitin 1997 UÇK-ja arriti në një pikë ku mund të kryente sulme të orkestruara ndaj Ushtrisë serbe në të njëjtën kohë. Provat treguan se në vitin 1997 UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, ka deklaruar prokurori.

Tërthorazi prokurori thotë se pas këtij sulmi, forcat serbe kryen masakrën më Likoshan e Qirez.

“Pas sulmeve të UÇK-së, forcat serbe nisën një aksion në Likoshan e Qirez që çuan në humbje të jetës së civilëve. Forcat serbe në 1998 sulmuan Adem Jasharin duke e vrarë atë dhe gjithë familjen. Kjo ngjarje kishte efekt nxitës në Kosovë, me shumë vullnetarë. Luftimet u përshkallëzuan në mars 1998. Zhvillimet e marsit 1998 i kërkuan stafit të përgjithshëm të ndante përgjegjësi e të konsolidonte radhët e veta”, deklaroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit