Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Arta Kabashi, ka dhënë një intervistë për “Pushime on Top”, në Top Channel. Ajo u është përgjigjur pa asnjë problem pyetjeve pikante të moderatores së njohur, Lei Kraja.
Kur kjo e fundit e pyeti se ‘me cilin koleg do doje të ishe nëse bllokohesh në një ishull?’, këngëtarja e njohur i habiti të gjithë me përgjigjen.
Arta tha emrin e këngëtares Era Istrefi, pasi sipas saj, ka shumë energji të mirë.
Ndërkohë e pyetur ‘çmenduri në skenë apo në shtrat?’, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u përgjigj:
“Nëse di me e kall skenën, di me e kall shtratin”.