Sport

E bujshme nga Spanja, Real Madrid pritet t’i jap fund “sagës” Mbappe në merkaton e dimrit

By GAZETA SCANNER 1

September 13, 2023

Gjithë vëmendja e futbolldashëve gjatë merkatos së verës ishte padyshim te “ylli” francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, me 24-vjeçarin, që prej kohësh lidhet me një kalim te “galaktikët” e Real Madrid.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, duket se kësaj “sage” po i vjen fundi, me “mbretërit” spanjollë që pritet të bëjnë gati një paketë 200 milionë paundëshe, në të cilën do të përfshihet oferta drejt klubit parisien dhe paga e lojtarit.

Nëse këto “thashetheme” vijnë në “jetë”, Mbappe pritet të transferohet në “Bernabeu”, që në janar, teksa qëndron ende plani për ta transferuar me parametra zero në verën e ardhshme.