11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

E bujshme! Mbreti Charles DËBON nga Britania e Madhe Harry-n dhe Meghan

- Advertisement -

Mbreti Charles ka vendosur të dëbojë Princin Harry dhe Meghan Markle nga Frogmore Cottage, shtëpia e tyre e vetme në Mbretërinë e Bashkuar sipas pretendimeve të fundit nga mediat britanike.

Sipas “The Sun” Pallati Buckingham njoftoi dëbimin për Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it disa ditë pasi Harry botoi librin “Spare”, në të cilin kishte shkruar të pathëna të familjes mbretërore.

Nuk thuhet nëse janë shpikje apo jo faktet dhe historitë që Harry ka publikuar në libër, apo që çifti Harry-Meghan kanë deklaruar në serialin për jetën e tyre, por gjithësesi qëndron ‘urdhri’ i dëbimit.

Sipas mediave të huaja, Pallati dëshiron të zëvendësojë çiftin me Dukën e York, Princin Andrew, të cilit thuhet se mund t’i jenë ofruar çelësat e Frogmore javën e kaluar. Raportohet se Andrew po e refuzon këtë lëvizje, por thuhet se Harry dhe Meghan do të detyrohen të largohen nga vila dhe të përfundojnë plotësisht zhvendosjen e tyre në SHBA, pavarësisht vendimit të Andreë.

Një burim i brendshëm mbretëror i tha The Sun për lëvizjen: ‘Kjo do të shënojë me siguri fundin e kohës së Harry dhe Meghan në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse Andreë po i reziston idesë për t’u transferuar në Frogmore Cottage, kjo tregon se Harry dhe Meghan janë të pafuqishëm për të ndaluar dëbimin e tyre drejt SHBA-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit