0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

E BUJSHME | Mbappe nuk kthehet më te Franca sa të jetë Deschamps, zbulohet super sherri mes sulmuesit, familjes së tij dhe trajnerit

- Advertisement -

Sipas një raporti te publikuar nga gazetari i njohur francez Romain Molina, Kylian Mbappé nuk dëshiron më të luajë për Francën në situatën aktuale me të cilën përballet. Pasi u la jashtë dy herë radhazi nga Didier Deschamps, kapiteni i Francës duket se është përplasur me trajnerin francez.

Në një konferencë të fundit për shtyp teksa njoftoi skuadrën e tij për impenjimet e ardhshme ndërkombëtare, Deschamps shpjegoi vendimin e tij për ta lënë 25-vjeçarin jashtë “Gjelave”.

Trajneri i Francës zbuloi se Mbappé donte të ishte i pranishëm dhe kishte bere gati gjithcka për të mbërritur në Clairefontaine të hënën, por Molina raporton se e verteta eshte ndryshe: sulmuesi refuzoi të bashkohej me shokët e tij të kombëtares!

Siç qëndrojnë gjërat, duket se sulmuesi i Real Madridit nuk do të luajë nën drejtimin e Deschamps derisa te zgjidhet mosmarrëveshia mes tyre në një situatë të vështirë, transmeton telesport.

Agjentet dhe familja e Mbappe nuk eshte aspak e kenaqur me menaxhimin qe trajneri i ka bere situates se sulmuesit.

Mbappé dhe agjentja e tij, e cila është edhe nëna e tij, Fayza Lamari mendojnë se ka një komplot mes shtypit francez dhe se njerëzit janë të zemëruar me ta. Kjo ka çuar në mungesë dashurie mes francezit dhe kombit të tij. Si rezultat, një qëndrim “ne kundër botës” është adoptuar nga lojtari dhe agjentja e tij mes kritikave në shtyp dhe një marrëdhënie të vështirë me trajnerin fitues të Kupës së Botës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit