6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

“E bleva unë, jo Donaldi”- Romeo Veshaj rrëfen historinë e unazës së Borës!

- Advertisement -

Romeo Veshaj ka qenë një nga të ftuarit special të mbrëmjes së sotme në “DWTS”, duke shoqëruar Fifin në kërcim, madje duke shkëlqyer me performancën e tyre dhe duke marr pikët maksimale nga juria. Megjithatë, përtej kërcimit, Romeo ka përfituar nga rasti të urojë “kunatën” e tij, Borën, e cila kujtojmë se mori propozimin për martesë nga Donaldi vetëm pak ditë më parë.

Duke e uruar (madje edhe me një shikim të dyshimtë që mund të interpretohet se mund të ketë dicka më shumë se fejesa për të festuar, le të themi një shtatzëni të mundshme), Veshaj ka zbuluar edhe historinë e unazës tashmë të famshme që moderatorja mban në gisht.

Romeo tha se ka qenë ai në fakt që e ka zgjedhur, jo Donaldi, pasi ky i fundit kishte frikë se do ta kuptonin që po bëhej gati për propozim.

Unazën ja mora unë nuk e zgjodhi Donaldi. E kam provuar në gishtin tim, prandaj është e madhe, 1-2 cm. Donaldi tha nuk mund te futem në argjendari se do kuptohet. E i thashë që do të shkoja unë, ndërsa atje më thanë: ‘Bravo Romeo, sa ke ndryshuar, do martohesh. Pastaj më kërkuan një foto të vajzës, për ta zgjedhur…”– tregoi aktori, ndërsa zbuloi edhe përgjigjen që i kishte dhënë në argjendari, kur e kishin pyetur ta përshkruante vajzën me fat. 

“Ju thash ajo ka sytë më të bukur në botë dhe më treguan këtë unazën, që është pak e madhe..”- tha Romeo, ndërsa i dhuroi edhe një përqafim kunatës së tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit