Erleta Hoti, e bija e veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti me anë të një statusi të lëshuar në llogarinë e saj në Facebook, iu është drejtuar me një ankesë institucioneve qeveritare dhe komunale të Prishtinës.
Hoti ka thënë se tash e sa kohë aplikon për vende të ndryshme pune, por që pa sukses.
“Qe sa kohë kam konkuruar për një vend pune tek pozitat e ndryshme që i posedoni, por deri më tash me asnjë sukses.Poashtu, përveç kualifikimeve adekuate e gëzoj të drejtën ligjore, ku kanë përparësi fëmijet me prind të cënuar nga lufta.”, ka shkruar Hoti.
Me shpresën se ndonjë nga institucionet publike do t’i hapë dyert për të, Erleta ka kujtuar faktin se është edhe nënë vetushqyese.
“Të drejtë që rrallë e shfrytëzoj, veçse në rastet kur jam e papunë dhe nuk posedoj të drejta bazike për mbijetesë si prind vetushqyes për fëmiun tim, që është me nevoja të veçanta”, shkruan tutje ajo.