Aktori amerikan, Charlie Sheen ka zbuluar se nuk është dakord me vendimin e vajzës së tij 18-vjeçare për t’u bashkuar në OnlyFans. Aktori 56 vjeçar fajëson ish partneren e tij dhe nënën e Sami, Denise Richards për këtë vendim duke këmbëngulur se kjo gjë “nuk ndodhi nën çatinë time”.
Duke folur për “E! News”, Charlie tha: “Unë nuk e fal këtë, por duke qenë se nuk jam në gjendje ta parandaloj, i kërkova asaj që të mbajë një profil aristokratik, krijues dhe të mos sakrifikojë integritetin e saj. Ajo tani është 18 vjeç dhe jeton me nënën e saj. Kjo nuk ka ndodhur nën çatinë time.” tha aktori.