18.8 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

“E besoj Allahun, por jo të dërguarin e tij”: Kështu e përkufizon Feraj votuesin që mbështet Kurtin, por jo kandidatin e tij

Në një status në Facebook, Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes, duke pretenduar se po i referohet një bisedë mes dy votuesve të partisë, artikuloi një analogji teologjike skajshmërisht groteske, teksa përpiqet të delegjitimojë votuesit që mbështesin Albin Kurtin në nivel qendror, por refuzojnë kandidatët lokalë të sponsorizuar prej tij, duke i reduktuar në “mëkatarë” politikë.

Sipas tij, votuesi që mbështet Kurtin në nivel qendror, por jo kandidatin e tij lokal, është si një besimtar që pranon Zotin, por mohon profetin, apo për të krishterin, siç shkruan ai: “e besoj Atin, por jo birin (Krishtin), i krishteri nuk i beson Krishtit”.

Postimi:

Bisedë interesante, sepse “teologjike”, mes votuesve të LVV-së:

Njëri: e votoj Albinin në nivel Kosove, por jo kandidatin që ai më propozon për nivelin lokal.

Tjetri: si muslimani që thotë “e besoj Allahun, por jo të të dërguarin e tij në tokë, profetin Muhamed a.s.”, ose i krishteri që thotë “e besoj Atin, por jo birin (Krishtin), i krishteri nuk i beson Krishtit”.

(nga shënimet e mia gjatë fushatës elektorale).

Të ngjashme

Të fundit