Deputeti i VV-së Avni Dehari sot gjatë ditës kishte shpërndarë një postim të një qytetari i cili kritikonte kryeministrin Kurti.
E për këtë pati edhe raportime në medie e që kanë shkuar deri tek veshi i zotëri Deharit.
I njëjti përmes një shkrimi në Facebook ka kërkur falje për një lëshim të tillë, duke u shprehur se e ka shpërndar gabimisht.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Kërkoj ndjesë për shqetësimin e shkaktuar sot paradite nga një shpërndarje e gabuar e një postimi. Këtë gabim e kam bërë duke dashur ta shpërndaj një postim për filmin “Ninullë”, që u kushtohet të zhdukurve.
Kërkoj mirëkuptimin e mediave dhe lus që lajmet për të të shlyhen.
Faleminderit për mirëkuptim!