6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

E bëri sërish, veprimi i Arbana Osmanit tërheq vëmendjen

- Advertisement -

Arbana Osmani ka qenë moderatorja për shumë vite e reality-show më të ndjekur “BB Albania” e më pas “BBV Albania”.

Vitin e shkuar Arbana jo vetëm që u largua nga programi, por gjithashtu edhe nga televizioni ku ajo ndërtoi karrierën e saj të suksesshme si moderatore për t’u fokusuar te biznesi i saj e më pas emisioni në YouTube “‘Mirëmbrëma yje”.

Ndërsa vitin e shkuar Arbana u komentua shumë pasi në nisjen e BBV3, ajo zgjodhi të mos rrinte në Shqipëri, por të udhëtonte në vende me borë për të pushuar.

Edhe këtë vit, Arbana ka vendosur të bëjë po të njëjtën zgjedhje duke udhëtuar drejt Zvicrës.


Rastësi ose jo, udhëtimet e Arbana Osmanit në vende me borë sa herë nis BBV kanë tërhequr vëmendje.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit