Sot në Kosovës fillon viti i ri shkollor, ndërsa furnizimi me libra këtë vit nuk u bë sikurse viteve të kaluara, kur ministria i shpërndante te nxënësit.
Pas dështimit të tenderit për furnizim me libra, Ministria e Arsimit vendosi që t’i subvencionoj prindërit në platformën e-Kosova për librat e blerë.
Me gjithë konfuzionin e prindërve dhe nxënësve, ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, sot e ka nisur ditën duke i uruar ata.
Ajo në një adresim në Facebook përmes një video ka thënë se ministria që ajo drejton po punon që çdo ditë të përmirësohet infrastruktura shkollore e ligjore .
“Sot shkollat tona hapin dyert për të mirëpritur fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor . Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim dhe me komunat e shkollat kanë bërë t të gjithë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024. Si Ministri po punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore. Gjatë punës tonë në Ministri të Arsimit me vendosmëri po avancojmë politikat arsimore”, tha ajo.